COVID-19 në Shqipëri/ 5 viktima, rekord rastesh të reja

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 5 persona, ndërsa janë konfirmuar 203 raste të reja.

Marketing

Viktiamt janë regjistruar;  një 59 vjeçare nga Elbasani, një 79 vjeçare nga Vlora, një 87 vjeçare nga Tirana dhe dy qytetarë nga Durrësi: 66 dhe 85 vjeç.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 68 raste në Tiranë, nga 17 raste në Fier, Korçë, 15 në Elbasan, 14 në Berat, 12 në Lezhë, 10 në Durrës, 9 në Lushnje, 6 në Pogradec, nga 5 raste në Vlorë, Sarandë, nga 3 raste në Gramsh, Kuçovë, nga 2 raste në Shkodër, Kurbin, Mirditë, Tepelenë, Roskovec, nga 1 rast në Krujë, Kavajë, Librazhd, Mat, Fushë-Arrëz, Selenicë, Bulqizë, Shijak, Vorë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 239 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (14 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                         203

Të shëruar ne 24 orë                      87

Humbje jete në 24 orë                  5

Testime ditore                                  1351

Testime totale                   102,004

Raste pozitive                    15955

Raste të shëruara            9762

Raste Aktive                        5759

Humbje jete                          434

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   2890

Durrës      593

Shkodër   426

Korçë    325

Fier                 306

Lezhë        290

Elbasan       246

Vlorë     208

Berat      168

Kukës        159

Dibër     82

Gjirokastër  66