COVID-19 në Shqipëri/ Rekord rastesh të reja, asnjë humbje jete


Gjatë 24 orëve në vendin tonë nuk ka humbur asnjë qytetarë jetën nga COVID-19. Por, ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se është rritur numri i testimeve duke sill si rezultat dhe konstatimin e më shumë personave të infektuar me COVID-19.

Marketing

Nga 8,105 testime kanë rezultuar me COVID 1,781 qytetarë të infektuar. Rastet e reja janë konstatuar 919 në Tiranë, 93 në Durrës, 68 në Shkodër, 60 në Fier, 59 në Vlorë, 55 në Gjirokastër, 41 në Lushnje, 34 në Berat, 32 në Sarandë, 29 në Lezhë, 25 në Mat, 26 në Kamëz, 70 në Elbasan, 17 në Mallakastër, Korçë, Pogradec, 14 në Skrapar, 13 në Krujë, Kavajë, Patos, Divjakë, 11 në Peqin, 10 në Vorë, Gramsh, Librazhd, 9 në Tepelenë, 8 në Përmet, Kolonjë, Dimal, 7 në Kurbin, 6 në Tropojë, Kuçovë, 5 në Malësi e Madhe, Himarë, Memaliaj, 4 në Pukë, Shijak, Delvinë, Konispol, 3 në Fushë Arrëz, Devoll, Belsh, 2 në Vau i Dejës, Kukës, Has, Mirditë, Klos, Rroskovec, Selenicë, Dropull, Këlcyrë, 1 në Dibër, Cërrik.


Janë 10,789 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 111 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Ndërkohë, janë shëruar 278 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 202,664 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (07 Janar 2022)

Raste të reja ditore 1,781
Të shëruar në 24 orë 278
Të shtruar në spitale 111
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 8,105

Testime totale 1,516,613
Raste pozitive 216,686
Raste të shëruara 202,664
Raste Aktive 10,789
Humbje jete 3,233

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5,155
Fier 1009
Durrës 914
Elbasan 757
Shkodër 690
Vlorë 688
Berat 380
Gjirokastër 392
Lezhë 308
Korçë 261
Dibër 145
Kukës 90