



Nga dita e nesërme nis screening-u për 8200 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme në vend.
Nxënësve për testim do të zgjidhen me përzgjedhje rastësorenga E-Ditari, por që ata që përzgjidhen të testohen, duhet patjetër të ketë dakordim edhe nga prindi. Procesi është paraparë të zgjasë 5 ditë e në bazë ditore do të testohen rreth 1600 nxënës nga ekipet mobile që do vizitojnë shkollat e vendit. Testimi në shkollat fillore dhe të mesme, bëhet për të marrë të dhëna rreth transmetimit eventual të virusit në shkolla.
Aktualisht në shkolla janë vaksinuar rreth 75% e mësimdhënësve. Reth 2% e nxënësve e ndjekin mësimin online, tregojnë të dhënat nga MASH