Covid 19 prek LSDM-në, infektohet deputetja

Nuk ka dyshime se korona virusi nuk zgjedhë njerëz. Kjo është dëshmuar së fundmi edhe me deputeten e LSDM-së, Keti Smileska.

Marketing

Deputetja SMileska sot është diagnostifikuar me korona virus. Ajo thotë se nuk e di se si është infektuar, duke qenë se më tepër se një muaj nuk ka dalë nga shtëpia e saj në Prilep.

Ajo thotë se pas 15 shkurtit nuk e ka braktisur qytetin, ndërsa ka komunikuar vetëm me familjen e saj. Deputetja Smileska për momentin është e shtruar në spitalin e Prilepit.

“Nuk e di si jam infektuar, gjithë muajin kam qenë në shtëpi. Kam komunikuar vetëm me familjen më të ngushtë, ndërsa ata nuk kanë simtoma deri tani. Na është marë strishio dhe presim rezultate prë ta. Unë pas 15 shkurtit udhëtova për në Prilep, ndërsa nga 10 masi nuk kam dalë fare nga shtëpia. Burri im shkonte në punë por siç thash, nuk ka asnjë simptomë. Unë i ndjeva simptomat tek vetja. Kisha dhimbje në muskuj, fyt e më pas faza e fundit ishte frymëmarja e vështirësuar. Faleminderit për gjithë kuadrin mjekësor në spitalin e Prilepit”, thotë SMileska.

Ajo nga spitali u bënë apel qytetarëve që maksimalisht të kenë kujdes, që të mos sëmuren nga korona virusi. Ndryshe në 24 orët e fundit janë vërtetuar 54 raste të reja, prej të cilëve 10 janë nga Prilepi.