Franca, Anglia dhe Belgjika kanë kaluar një tjetër ditë të rëndë sa I takon bilancit nga Covid 19.
574 persona kanë gjetur vdekjen në Francë vetëm në 24 orët e fundit. Tashmë numri total I viktimave ne këtë vend ka shkuar në 14 mijë e 967.
Ndërkohë edhe ne Angli ka pasur shifra shumë të larta tek viktimat, konkretisht 717 vetëm këtë të hënë.
11 mijë e 329 është numri total i personave që kanë gjetur vdekjen në “ishull” deri më tani.
Edhe Belgjika ka regjistruar një tjetër ditë rekordesh sa I takon shifrësh së viktimave.
Bëhet fjalë për 303 viktima këtë të hënë që e cojnë shifrën e përgjithshme në 3093.
Në Holandë në 24 orët e fundit ka pasur 86 viktima ndërsa në Turqi 98.
Lajme të mira nga Gjermania aty ku gjatë të hënës janë regjistruar vetëm 21 viktima.
3043 të vdekur regjistrohen në këtë vend deri më tani.
Totali I të infektuarve nga dita e parë e epidemisë e deri më tani në mbarë globin ka arritur në 1 milionë e 918 mijë ndërsa 120 mijë janë viktimat.
SHBA është vendi më I goditur me 584 mijë të prekur dhe 23 mijë e 500 viktima. Më pas është Italia me 20 mijë e 465 viktima dhe Spanja 17 mijë e 628.