Zvicra ka nisur që të lehtësojë masat e marra gjashtë javë më parë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Këshilli Federal i Zvicrës ka paraqitur një plan trehapësh me anë të të cilit synohet dalja nga izolimi, shkruan CNN.
Sallonet e frizerëve, të kozmetikës dhe studiot e thonjve, sikurse kopshtet dhe dyqanet e luleve janë të lejuara që të rihapen.
Pastaj doktorëve dhe fizioterapeutëve u lejohet që ta ofrojnë shërbimet për raste jourgjente.
Dyqanet dhe bizneset mund të funksionojnë duke respektuar masat higjienike dhe duke siguruar që konsumatorët ta mbajnë distancën sociale.
Autoritetet federale zvicerane kanë thënë se vënia e mjeteve mbrojtëse nuk është obligative, por sidoqoftë 1 milion maska do të sigurohen çdo ditë nisur nga sot në dy javët e ardhshme.