COVID i merr jetën 21-vjeçarit, studionte për mjekësi

Koronavirusi i ka marrë jetën një 21-vjeçari nga qyteti i Librazhdit. Viktima është identifikuar si Emiljano Tola.

Marketing

Tola, ishte student në vitin e tretë në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë. Prej disa ditësh  i riu ishe shtruar në gjendje të rëndë në një prej spitaleve COVID ku dhe ka ndërruar jetë.

Edhe faqja zyrtare në “Facebook”, e Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë, i ka kushtuar një shkrim vdekjes së 21-vjeçarit, ku i shprehin ngushëllimet e tyre familjarëve për këtë humbje të madhe.

Postimi i plotë i Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë:

 

Nje rrugetim i nderprere ne gjysme!
Sot mungon mes nesh Emiljano Tola. Student i shkelqyer i vitit te trete ne progamin mesimor Mjekesi e Pergjithshme. Dekanati i Fakultetit te Mjekesise, shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes per kete humbje te madhe.
U prehsh ne paqe!
DEKANATI

Marketing