Angela Merkel ka shfuqizuar vendimin e saj për një bllokim të rreptë gjatë Pashkëve. “Është një gabim dhe gabimet duhet të korrigjohet me kohë”. Kështu u shpreh Merkel në një deklaratë për mediat, raporton Ansa.it. “E di që ky vendim krijon më shumë pasiguri. Unë marr përgjegjësinë për gabimin tim, dhe dua t’i kërkoj falje qytetarëve,”- shtoi kancelarja. Qëllimi ishte i mirë, tha ajo, por nuk u mendua mirë, sepse mbetën ende shumë pyetje të hapura.
Merkel gjithashtu tha, se po bëjmë gjithçka që sistemi ynë shëndetësor të përballojë rëndesën e madhe për shkak të pandemisë.
Në fillim të javës në takimin e kryeministrave të landeve me kancelaren Merkel u vendos që për shkak të rritjes së madhe të infektimeve, lehtësimet e bëra në dy javët e fundit të tërhiqen. Përveç kësaj gjatë ditëve të pashkëve u vendosën masa më të rrepta.