Covid Shqipëri/ 3 viktima dhe 131 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi se në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19, tre pacientë, një 78 vjeçar nga Peqini, një 80 vjeçare dhe një 87 vjeçar nga Tirana.

Marketing

Po ashtu, Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik, bëri me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 825 testime dhe janë konfirmuar 131 të prekur me virusin SARSCOV2.

Shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë në 24 orëve të fundit është si vijon:

68 të prekur në Tiranë,
8 raste në Lushnje,
6 raste në Shkodër dhe Gjirokastër,
5 raste në Has,
4 raste në Krujë dhe Dibër,
3 raste në Durrës, Korçë, Kavajë, Berat, Divjakë,
2 raste në Kurbin, Devoll, Mat, Pogradec, Delvinë, Roskovec,
1 rast në Kukës, Vlorë, Malësi e Madhe.

COVID-19 – Statistika (22 Shtator 2020)
Testime totale 81364
Raste pozitive 12666
Raste të shëruara 7042
Raste Aktive 5257
Humbje jete 367 (Qarku Tiranë 176, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 24, Fier 18, Korçë 17, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2603
Durrës 564
Shkodër 380
Lezhë 301
Elbasan 297
Korçë 251
Fier 240
Vlorë 193
Kukës 150
Berat 114
Dibër 82
Gjirokastër 82