Ç’po ndodh në Ballkan? Plani për ndarjen e Kosovës nis të diskutohet me detaje në TV-të e Serbisë

Këto ditë televizionet e Serbisë kanë filluar që në edicionin e lajmeve të shfaqin, më të zgjeruar hartën e Serbisë. Tashmë, në ekrane, Serbisë i është bashkuar Republika Serbe dhe Veriu i Kosovës.

Marketing

Ky duket të jetë hapi i parë i implementimit të idesë së liderëve serbë dhe presidentit Hashim Thaçi, për t’i lëvizur kufijtë.

Pjesë e hartave që shfaqen në televizionet serbe është bërë tashmë edhe Republika Srspka e Bosnjës dhe Veriu i Kosovës, shkruan “Gazeta Express”.

Lajmet e mbrëmjes në televizionin “Prva” janë shoqëruar me hartën e një “Serbie të madhe”.

“Çfarë po shfaqet në lajmet e mbrëmjes në Serbi këto ditë: hartat që duken sikur Serbia ka aneksuar Republikën Srpska dhe Veriun e Kosovës”, ka shkruar në Tëitter, Jasmin Mujanoviq, eksperti i politikës për Evropën Juglindore.

Atë çfarë po shfaqet tash në televizionet serbe, në kohën kur lëvizja e kufijve është kundërshtuar nga të gjithë fuqitë e mëdha, Mujanoviq e krahason me kohën e Millosheviqit.

“Kjo është e një vijë me atë që ka bërë RTS gjatë kohës së Millosheviqit”.

Deklaratat e fundit të Presidentit, Aleksander Vuçiq, për ‘përcaktim kufijsh’ në baza etnike, janë konkretizuar me hartat që televizionet po shfaqin.

Mujanoviq thotë se presidenti serb dhe lideri i Republika Srpskas, Millorad Dodik, po duan dhunë.

Prekja e kufijve në Ballkan është cilësuar nga shtetet më të fuqishme të Bashkimit Evropian si tensionim i situatës dhe destabilizim.