Padyshim që sukseset e Dhurata Dorës nuk kanë të ndalur, dhe këtë po e dëshmon çdo ditë e më shumë artistja shqiptare.
Këngët e saj menjëherë me të publikuar, shndërrohen në hite duke u dëgjuar anë e mbanë ku ka ndjekës të saj.
Këtë më së miri e dëshmon projekti muzikor i saj i fundit, “Criminal”, që ende pa bërë dy muaj publikim, ka arritur shifrën e 20 milionë klikimeve në platformën Youtube.
Këtij suksesi i është gëzuar edhe vetë këngëtarja, e cila ka ndarë një fotografi me ndjekësit e saj në InstaStory, për këtë sukses të këngës.
Më poshtë mund ta shikoni të plotë postimin e saj.