![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2022/01/aktaule1.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2022/01/aktaule2.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2022/01/akt02.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2022/01/akt01.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2022/01/akt04.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2022/01/akt05.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2022/01/akt06.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2022/01/akt07.jpg)
Cristiano Ronaldo po kalon një periudhë të vështirë te Manchester United . Skuadra nuk po arrin të ketë vazhdimësi rezultatesh dhe kjo gjë e ka mërzitur jashtë mase sulmuesin portugez i cili po përgatit një plan të mundshëm largimi nëse United nuk hyn në Champions League në fund të sezonit.
Sipas The Sun, përfaqësuesit e Cristiano Ronaldos do të kanë pasur një bisedë me shefin e ri ekzekutiv të klubit, Richard Arnold për të zgjidhur këtë çështje .
CR7 dëshiron të luajë deri në moshën 40 vjeç dhe dëshiron të përfundojë karrierën e tij si fitues dhe e konsideron të vështirë të fitojë në Old Trafford. Në verë, ai kishte besim se do të ishte e mundur, por me paraqitjet e skuadrës duket shumë e vështirë.
Aktualisht “Djajtë” janë të renditur në vendin e 7-të në Premier League me 32 pikë të grumbulluara në 20 ndeshje të zhvilluara, ndërsa ndodhet 24 pikë larg vendit të parë që mbahet nga rivali i tyre Manchester City.