Menjëherë pas eliminimit të Portugalisë nga Botërori, Cristiano Ronaldo është drejtuar për në Evropë.
Aktualisht, ai është lojtar i lirë, pasi u shkëput nga Manchester United dhe për këtë arsye, për të qëndruar në formë gjatë kësaj periudhe, është kthyer në Madrid.
Sipas “AS”, portugezi po stërvitet në Valdebebas, qendrën stërvitore të Real Madrid, pasi mori leje personalisht te Presidenti i klubit madrilen, Florentino Perez.
Cristiano është stërvitur së bashku me djalin e tij.