



Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo do të bëhet lojtari me më së shumti paraqitje në Ligën e Kampionëve sonte në “Old Trafford” duke regjistruar plot 178 të tilla.
Në moshën 36-vjeçar, nëse ndodh ndonjë suprizë dhe ai luan, do të lërë pas disa ikona si, Iker Casillas (177), Xavi Hernandez (157), Lionel Messi (151) dhe Raul (142).
Që nga rikthimi i tij te Unitedi, ai ka shënuar tre gola në Premier Ligë dhe një në Ligën e Kampionëve kundër Young Boysit, ndeshjen e parë, edhe pse nuk mjaftoi që skuadra e tij të merrte qoftë edhe një pikë.
Ronaldo është gjithashtu golashënuesi më i mirë i këtij kompeticionit me 135 gola dhe sonte ndaj Villerralit do të synojë ta përmirësojë akoma më shumë këtë rekord.