Kohët e fundit qarkullojnë shumë hipoteza për të ardhmen e Cristiano Ronaldo, tashmë që ai është edhe pa ekip.
Një nga këto zëra është se ai mund të jetë një altërnativë për sulmin e skuadrës bavareze, dhe për këtë gjë, CEO i klubit gjerman, Oliver Kahn ka dhënë një deklaratë për “Sky Deutchland”.
“Ne kemi një ide të qartë se si duhet të ndërtohet skuadra. Të gjithë e duam Cristiano Ronaldon dhe nuk ka asnjë diskutim që pavarësisht moshës, ai është një lojtar themelor për çdo klub dhe një nder ta kesh në krahun tënd.
Por, Ronaldo nuk i përshtatet filozofisë sonë të të luajturit, nuk përshtatet me skemën tonë”, është shprehur ish-portieri legjendar i Gjermanisë