Çulev: Akuzat e Qeverisë janë politike në vigjilje të zgjedhjeve parlamentare

Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, në një intervistë për TV Sitel, deklaroi se akuzat e Qeverisë dhe partisë në pushtet se ai është fajtori për rritjen drastike të rasteve të reja të infektuara nga KOVID-19 në shtet, i vlerëson si akuza politike në vigjilje të zgjedhjeve parlamentare.

Marketing

“Të gjitha vendimet dhe dekretet e miratuara nga Qeveria, pa dallim të asaj që unë ndonjëherë kisha mendim të ndryshëm dhe tregoja vështirësi të caktuara në zbatimin e disa vendimeve në terren, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, përmes Byrosë për Siguri Publike, në bazë ditore bënim koordinime dhe maksimalisht u angazhuam në drejtim të zbatimit të tyre më efikas. Më duhet të them se Ministria e Punëve të Brendshme në këtë periudhë është shumë e mbingarkuar, kemi obligime të shumta, kemi kapacitete të kufizuara”, theksoi ministri Çulev.

Ai theksoi se Ministria e Punëve të Brendshme vepron për rastet ku ishte shkelur ora policore.

“Po vijojnë kontrolle të policisë në të gjitha sektorët e punëve të brendshme. Duke pasur parasysh vëllimin e madh të aktiviteteve dhe detyrave të punës, dhe numrit të madh të pjesëtarëve të punësuar në MPB, ka mundësi për gabime dhe lëshimet dhe unë nuk them se nuk janë bërë gabime. Gabime janë bërë dhe në emrin tim kërkoj falje. Megjithatë në përgjithësi unë jam i kënaqur nga veprimi i pjesëtarëve të MPB-së, sepse ata natë e ditë janë në terren, nën presion të madh të publikut. Policia nuk mund të jetë prezente në secilin sokak, në secilin vend, në secilin market”, deklaroi Çulevi.

Marketing