Çulev: MPB do të sanksionoj të gjitha format e ryshfeti zgjedhor

SPB Shkup në bashkëveprim me nëpunësit policorë nga Sektori për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale në koordinim me PTHP, e identifikoi personin nga videoja e publikuar me titull “Ryshfet i organizuar i votuesve nga strukturat e MPB dhe deputetët e LSDM-së”. Është konfirmuar se bëhet fjalë për personin SH.E nga Shkupi i punësuar në Sektorin për shërbime administrative në MPB, ka shkruar ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev në Fejsbuk.

Marketing

“Në rajonin e Komunës së Shuto Orizarit në afërsi të komunës ai ka kryer aktivitet të përshtatshëm me një grup qytetarësh me nacionalitet romë”, njoftoi ministri për veprimin në SPB Shkup bazuar në videon e publikuar, duke theksuar se MPB merr masat e duhura për të zbuluar dhe sanksionuar të gjitha format e ryshfeti zgjedhor dhe presionin ndaj votuesve.