Çulev: RMV e gatshme për të parandaluar valën e re të emigrantëve

Maqedonia e Veriut është e gatshme për të parandaluar valën e re të migrantëve, pas situatës në veri të Sirisë, zhvillimeve të fundit në Turqi dhe rrezikut të mundshëm nga një valë e re refugjatësh nga Siria. Kështu ka theksuar ministri teknik i punëve të brendshme, Naqe Çulev duke u përgjigjur ndaj pyetjes së gazetarëve nëse ekziston rreziku i një vale të re të migrantëve që do të kalonin nëpër vendin tonë.
‘Ne po e ndjekim procesin nga afër dhe nëse është e nevojshme dhe tani jemi shumë më mirë të përgatitur dhe financiarisht – teknikisht dhe me staf të duhur për të parandaluar hyrjen e një valë të re të migrantëve”-tha Çulev.
Ai theksoi se në kufinjtë në jugorë dhe veriorë të vendit situata po përcillet nga afër nga rojet kufitare në bashkëpunim me ushtrinë e vendit dhe policinë e vendeve të tjera.

Marketing

‘Të dy kufijtë tanë në jug dhe veri janë shikuar nga afër nga rojet kufitare në bashkëpunim me pjesëtarët e Ushtrisë sonë dhe policinë në vendet e tjera për shkak të situatës në veri të Sirisë dhe zhvillimeve të fundit në Turqi dhe rrezikut të mundshëm të një valë të re refugjatësh nga Siria’-tah Çculev.
Në ndërkohë një grup migrantësh në përpjekje për të shkuar në Evropë, në orët e pasdites hyri në zonën tampon mes Turqisë dhe Greqisë. Pas kësaj Greqia ka rrethuar rreth 100 migrantë të parregullt që prisnin këtu me autobusë dhe automjete. Policia greke u hodhi gaz lotsjellës dhe shok bomba migrantëve të parregullt të cilët kishin ndezur zjarr për t’u ngrohur. Disa nga migrantët ikën në zonat pyjore ndërsa disa nuk mundeshin t’i mbanin lotët. Situata e re me një krizë të mundshme me migrantët vjen pasi pas vrasjes së 33 ushtarëve turq në Idlib të Sirisë, ku Turqia vendosi që të hap kufinjtë për rreth 4,5 milion migrantët.

Marketing