Çulev: Unë nuk kam dilemë, mos kini as ju – së bashku do ta mundim pandeminë

Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, dërgoi video-porosi me rastin e festës më të madhe krishtere Pashkët, deri te pjesëtarët e MPB-së dhe të gjithë qytetarët e besimit ortodoks.

Marketing

“Në këto momente jashtëzakonisht të vështira, kur të gjithë ne, jo vetëm në shtetin tonë, por edhe globalisht, jemi të ballafaquar para një sfide tejet të rrezikshme, e cila e rrezikon shëndetin tonë, siç është pande(MEDIAL) e koronavirusit, do të doja t’ju drejtohem të gjithë juve me disa porosi me shpresë se do të arrijnë deri tek secili prej juve. Unë nuk kam dilemë, mos kini as ju – së bashku do ta mundim pandeminë. Ajo që tani për ne është prioritet, është që ajo fitore të mos jetë e ‘Piros’, respektivisht të jetë me sa më pak jetë të humbura, pasi vetëm jeta e njeriut ka vlerë të paçmuar”, thotë ministri Çulev.

Sot në këtë festë të madhe, vazhdon ai, edhe një herë dëshiroj ta theksoj dhe potencoj rëndësinë e policisë në këto ditë të rëndësishme për të gjithë ne, dhe edhe një herë të shpreh mirënjohje dhe falënderim për guximin dhe sakrifikimin e tyre gjatë kësaj periudhe.

“Në fund më lejoni, të gjithë qytetarëve të besimit ortodoks t’ua uroj festën e madhe, Ringjalljen e Krishtit. Urime Pashkët, Krishti u ringjall!”, thotë Çulev në porosinë e tij.