Pas akademikut Izet Zeqiri i cili përmes një shkrimi në faqen e tij në facebook vlerësoi lartë angazhimin e zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi kur fliste për nëpunësit administrativ e të cilët i sistemoi për kohë rekord dhe për zgjidhjen e problemit me shtrembërimet historike për shqiptarët në tekstet shkollore, sot Grubin e ka inkurajuar edhe aktori i mirënjohur shqiptar Çun Lajçi, duke e porositur Grubin që të vazhdon me punë.
Ky është komenti i Lajçit në një nga postimet e Grubit:
Përshëndetje i nderuari Artan,
Vazhdo me punë, vazhdo të jesh afër përfaqësuesit më të denjë të shqiptarëve të RMV-së, z. Ali Ahmeti, vazhdo të hapësh rrugë si asnjë para teje.
Qentë le të lehin, me rëndësi është që karvani të ec e mos të ndalet…