Çun Lajçi ka një mesazh të ashpër për Albinin dhe Isën

Çun Lajçi
O mos bani qeveri he allamani iu shiloftë
Se ishte kanë nji plak e ishte shtri tue gjimue. Djemtë e rrethuen dhe i thanë çka ke babë?
– Po du me dekë tha, po merruni vesh shpejt kush po bahet zot shtëpie ta di!
U hallakaten tue thanë:
– Jo ti, po unë!
– Jo unë po ti!
U çua plaku tue ua sha nanën:
– O hala s’jam dekë bre qena, veç deshta m’u provu, he ju nanën ua ladrofsha!
Edhe unë po iu them:
O mos e bani qeverinë he allamani iu shiloftë!
Se Ramushi mbramë tha kam dhanë dorëheqje veç me iu kallxua se s’mundeni me ba qeveri, as nuk mundeni me qeverisë pa mua!
Kërrk!

Marketing