CV-ja qesharake e ambasadorit të Kosovës në Maqedoni

Gjergj Dedaj ngjalli debat publik javën e kaluar kur akuzoi Turqinë për krime dhe gjenocid ndaj shqiptarëve.

Marketing

Një deklaratë e tillë e tij u prit shumë keq nga komuniteti turk në Kosovë, të cilët kërkuar shkarkimin e tij nga pozita e zëvendësministrit në Qeverinë e Kosovës.

Shkarkimi i tij nuk u zyrtarizua kurrë, por qeveria përmbushi kërkesat e deputetëve të Grupit 6+ – të cilët kërkuan shkarkimin e tij – duke e larguar Dedajn nga Qeveria. Ai u emërua dje ambasador i Kosovës në Maqedoni.

I sapoemëruari ambasador i Kosovës në Maqedoni ka të përpiluar një CV qesharake, të cilën e ka publikuar në uebfaqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Si për ironi, në hyrjen e CV-së, shkruhet se “kjo është një CV e shkurtër e Gjergj Dedajt. Por në të vërtetë ajo është goxha e gjatë.

Në CV-në e tij, Dedaj lavdëron vetveten për pothuajse të gjitha aktivitetet e zhvilluara nga Partia Liberale e Kosovës (PLK) – edhe pse aktivitetet janë zhvilluar nga partia, ose në emër të partisë, e jo nga ai personalisht.

Po ashtu, aty shkruhet se Dedaj ka qenë kandidat për Çmimin e Lirisë në vitin 2001, që ndahet nga Internacionalja Liberale në Andorra. Por, thekson se ka qenë vetëm kandidat; nuk e ka fituar kurrë atë çmim.

Në vitin 2001 kandidat për Cmimin e Lirisë (Price for Freedom) te Internacionalës Liberale në Andorra”, shkruhet në CV-në e Gjergj Dedajt, tashmë ambasador i Kosovës në Maqedoni./kosovarja.com/