Ballina Lajme Maqedoni Cvetanka Periq zgjedhet gjykatëse e re në Gjykatën e Lartë

Cvetanka Periq zgjedhet gjykatëse e re në Gjykatën e Lartë

Anëtarët e Këshillit Gjyqësor në seancën e sotme me vendim unanim kanë zgjedhur Cvetanka Periqin për gjykatëse penale në Gjykatën e Lartë, e cila kishte qenë e ranguara e parë në mesin e katër kandidatëve.

Marketing

Në seancën e sotme në pikën e rendit të ditës është po ashtu edhe shkarkimi i kryetarit të gjykatës ndërsa sipas burimeve nga gjykata bëhet fjalë për kryetarin e Gjykatës së Lartë, Jovo Vangellovski.

Kryetari i Këshillit, Kiro Zdravev, në deklaratë para seancës, nuk kishte precizuar nëse do të diskutojnë për shkarkimin eventual të Vangellovskit, pasi këto pika nuk janë të hapura për publikun.

Marketing
Exit mobile version