Pjesë e Lëvizjes Demokratike është edhe doktori i mirënjohur nga Karshiaka e Shkupit, gjegjësisht nga Studeniçani, D-r. Rexhep Memedi. Një profesionist i vërtetë, që punon në Klinikën Universitare për sëmundje të fëmijëve në Shkup, ku edhe udhëheqë Repartin e Neonatologjisë, një nga repartet më të rëndësishme në këtë klinikë universitare, ku vërehet deficit mjekësh të këtij kalibri.
D-r. Memedi duke parë të rëndësishme dhe shumë të nevojshme ndihmën që kanë qytetarët për një qasje më serioze ndaj nevojave të tyre, si dhe reformimin e gjithë sistemit shëndetësor në vend, iu bashkua grupit të ndryshimeve që nga dita e parë, që tani më është shndërruar në një lëvizje që po rritet dita-ditës.
Doktor Memedi, në njoftimin e tij thotë se është bërë pjesë e Lëvizjes së re politike në krye me Izet Mexhitin, duke u udhëhiqur nga bindja e tij personale se ‘indiferenca dhe mosaktivizmi i shërben të keqes, e mira duhet të jetë Aktive’, shprehet Memedi.
‘Aktivizmi politik kontribon në zhvillimin e vlerave demokratike, si dhe nënkupton vigjilencë në parandalimin e ideve totalitare dhe i poltikanëve egocentrik e të pangopur, të cilët pushtetin e shohin- si mundësi për vjedhje të parasë publike e pasurim individual e familjarë-klanor, duke varfëruar popullin, dhe si instrument kërcënimi e shantazhi ndaj popullit, me qëllim që të devijojnë vullnetin e lirë të qytetarëve’ shkruan në rrjetin e tij d-r Rexhep Memedi, duke përfunduar me fjalët ‘Maskat ranë! Politikanët mashtrues nuk meritojnë të i prijnë popullit’.