Daçiç: Ka presion ndaj Vuçiç për Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç ka patur një takim me Përfaqësuesin Special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer me të cilin mësohet se është biseduar lidhur me procesin e dialogut me Kosovën.

Marketing

Sikurse raporton agjencia e lajmeve Tanjug, Palmer është shprehur se SHBA-ja dëshiron një zgjidhje kompromisi për çështjen me Kosovën dhe nuk dëshiron të vendos presion tek palët. Gjithashtu diplomati amerikan është shprehur se përkrah plotësisht të dërguarin e BE-së, Miroslav Lajçak dhe rolin e tij në dialog.

Por nga ana tjetër pas këtij takimi, Daçiç thotë se ka presion të koordinuar ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe ndaj Serbisë për ta njohur Kosovën.

Ndërsa shprejet se ende nuk ka biseduar me Presidentin Vuçiç në lidhje me detajet dhe formën e një seance parlamentare në të cilën ai do të paraqiste një raport mbi dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ai tha se pret që seanca të ndodhë më 22 ose 23 qershor, pas takimit në Bruksel.

“Ne diskutuam mundësinë e mbajtjes së një seance të tillë parlamentare disa muaj më parë, por tani çështja është aktuale pikërisht për shkak të koordinimit të presioneve si ndaj Vuciç dhe vendit tonë për të ndërmarrë hapa që janë të papranueshëm për ne, siç është njohja e Kosovës“, tha Daçiç në një intervistë për Tanjug.

Marketing