Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiç tha sot se vrasësi i policit serb Nikolla Krsmanoviq është likuiduar në afërsi të Loznicës.
“Pjesëtarët e policisë vranë një person në afërsi të Loznicës”, tha Daçiç duke mos dhënë më shumë detaje. Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka njoftuar më herët se është në kërkim të të dyshuarit Faton Hajrizi.
Policia kufitare Nikolla Krsmanoviq u vra para dy ditësh në Loznicë dhe u plagos rëndë polici tjetër Vjekoslav Iliq.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm i Serbisë Ivica Daçiq njoftoi sot për vrasjen e autorit të vrasësit të policit serb.
Mediumi serbe Blic.rs raporton sipas informatave të tij se “Faton Hajrizi ka tentuar të kalojë lumin Drina dhe të arratiset në Bosnje-Hercegovinë, por nuk ia ka dalë”.
“Kështu që është fshehur në një kompleks të braktisur fabrikash, ku prej vitesh fshihen migrantët nga Presheva në pritje të një “lidhjeje” për të ikur përtej Drinës”, shkruan Blic.rs.