Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq është zotuar se do të reagojë sërish siç ndodhi në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit në OKB.
Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se gjithmonë do të reagojë ndaj gënjeshtrave para bashkësisë ndërkombëtare.Si shembull, ai përmendi mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku kishte një përplasje me ambasadoren e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku. Daçiq ka thënë se shumëkush i ka thënë se nuk është dashur të reagonte ndaj saj.
Por, ai ka theksuar se nuk do të thotë se “me diplomatë duhet të veprohet në mënyrë diplomatike”.“Nëse dikush flet gënjeshtra, unë nuk jam një prej atyre që e kthen fytyrën në krahun tjetër. Kur dikush të hedh gurë, ti atij me lule… jo, bën me lule por edhe me saksi”, deklaroi Daçiq për “TV Pink”, transmeton lajmi.net.Ai ka insistuar se në Këshillin e Sigurimit në New York shkoi për t’u dalë në mbrojtje interesave të Serbisë.“Nuk do të lejojë që të mendohet se të jesh serb evropian dhe botëror do të nënkupton të jesh anti serb. Nuk guxojmë të lejojmë që kjo të jetë moto e skenës politike dhe shtetërore”, theksoi Daçiq, përcjell lajmi.net. Ai ka thënë se anëtarët e Këshillit të Sigurimit në OKB janë të njoftuara mirë me gjendjen.“U kam thënë, më tregoni ndonjë bust shqiptar nga shekulli 12, 13 ose 14, njësoj siç janë manastiret dhe monumentet serbe”, theksoi ai.