Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se nuk ka ndonjë tregues të dukshëm se mund të ketë ndryshime në formatin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës.
Ai përsëriti se dialogu do të vazhdojë nëse krijohen kushtet për këtë, shkruan Tanjug.
“Bashkimi Evropian, si dhe këshilltarët e tjerë perëndimorë, janë të pafuqishëm ose pretendojnë të jenë të pafuqishëm duke mos qenë në gjendje t’i thonë Prishtinës të respektoje dialogun dhe te heqë taksat”.
Daçiq theksoi se Serbia do të këmbëngulë që dialogu të vazhdojë vetëm kur të hiqet taksa.