Daçiq sulmon Maqedoninë e Veriut për shkak të Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq ka dhënë kritika të ashpra ndaj Maqedonisë së Veriut për shkak të Kosovës.

Marketing

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se Maqedonia e Veriut e ka pranuar pavarësinë e Kosovës në mënyrë që t’i afrohet perëndimor dhe të “mos qëndrojë argumenti” i presidentit të ri, Stevo Pendarovski se vendimi erdhi për shkak të shqiptarëve që jetojnë në shtetin e tyre.

Daçiq për “Tv Pink” ka komentuar deklaratën e fundit nga Pendarovski se Maqedonia Veriore ka vendosur ta njohë Kosovën “për shkak të orientimit strategjik, por duke pasur në llogari edhe banorët shqiptarë që jetojnë në rajone të ndryshme të Maqedonisë”, transmeton lajmi.net.

“Nuk qëndron argumenti se e kanë njohur Kosovën për shkak të shqiptarëve, përndryshe si është e mundur që Mali i Zi e njeh Kosovën kur serbët janë shtetasit e dytë për nga numri i banorëve. Ku qëndron principi”, deklaroi ai.

Daçiq insiston se njohja e Kosovës është bërë për shkak të afrimit tek perëndimi.

“Me këtë e kanë dëshmuar se orientimi i tyre strategjik nuk është mirëkuptimi i problemeve me të cilat ballafaqohet Serbia. Është dëshmuar se kemi gabuar, sepse Maqedonia tani quhet Maqedoni Veriore. Nëse do të kishim të drejtë do të mbetej Republika e Maqedonisë”, përfundoi Daçiq.

Marketing