Daçiq zbulon identitetin e shqiptarit që kërcënoi me sulm ambasadat serbe në Europë

Pak orë pasi ministri i jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriç, pretendoi se ambasada të Beogradit në dy kryeqytete kryesore të Europës kanë marrë kërcënime në 24 orët e fundit se do të jenë objektiv i sulmeve terroriste nga një shtetas kosovar, për çështjen ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm, Ivica Daçiç.

Marketing

Daçiç ka zbuluar se ambasadat e kërcënuara janë ato të Serbisë në Gjermani dhe Austri.

Ai po ashtu nënvizon se mesazhet kërcënues janë dërguar përmes e-mailit në këto dy konsullata, por edhe në aeroportin e “Nikola Tesla” dhe Qendrën e Beogradit për Politikat e Sigurisë, shkruan A2CNN.

Sipas Daçiç, personi që ka kërcënuar është shqiptari i Kosovës, i identifikuar si Denis Krasniqi, i cili jeton në Zvicër.

“Në lidhje me mesazhet kërcënuese të marra, përmes postës elektronike, nga Aeroporti i Beogradit, ambasadat dhe konsullatat tona në Austri dhe Gjermani dhe Qendra e Beogradit për Politikat e Sigurisë, Ministria e Brendshme ka marrë informacion zyrtar nga Gjermania dhe Zvicra se personi në fjalë ishte Denis Krasniqi (26 vjeç), nga Zvicra, prindërit e të cilit janë nga Kosova”, thuhet në reagimin e Ministrit të Brendshëm serb, raporton A2 CNN.

Daçiç sqaron më tej se 26-vjeçari ndodhet aktualisht në Kosovë dhe për të është lëshuar urdhër që menjëherë pas kthimit në Zvicër të paraqitet në polici.

Ndërkohë, Gjuriç akuzoi se kërcënimet për ambasadat vijnë nga qarqe ekstreme separatiste të një pjese të diasporës së Kosovës.

Marketing