Në edicionin e parë të festivalit Sunny Hill i organizuar nga babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa, ishte paraljmëruar edhe performance e Dafina Zeqirit.
Por këngëtarja mbrëmë nuk mori pjesë në festival, sikur edhe ishte paraljmëruar në agjendën e festivalit.
Në një postim në InstaStory, Daffy është shprehur se i kanë ndryshuar datën e performancës në momentin e fundit dhe kjo është arsyeja e vetme që ajo nuk këndoi mbrëmë.
Ngaqë, është sezona verore dhe këngëtarët kanë datat e zëna në koncerte, Dafina duket se një e kishte aranzhuar më parë për mbrëmë dhe nuk mund ta anulonte.
Ndryshimi i datës për këngëtaren nuk dihet.