Dafina s’do i marrë paratë e albumit, shitjet do shkojnë për bamirësi!

Numërimi prapa ka nisur.

Marketing

Pas një pune intenzive, koha ka ardhur për albumin “Dafinë moj”, publikimi i të cilit ndonëse nuk ka ende datë zyrtare, besohet të jetë çështje ditësh/javësh.

Produkti diskografik i këngëtares Dafina Zeqiri po pritet me kërshëri mes tjerash edhe për shkak të projekteve e bashkëpunimeve të paralajmëruara për të.

E nga “Dafinë moj” ka një lajm të mirë.

Të gjitha të hollat e shitjes së albumit do të dedikohen për bamirësi.

Këtë e ka bërë të ditur produksioni i këngëtares “Moneyz” përmes një postimi në rrjete sociale.

Një veprim ky i Dafinës dhe stafit që definitivisht duhet duartrokitur.