Rastin e rëndë të përdhunimit të 11 vjeçares në Prishtinë, Dafina Zeqiri e ka përjetuar shumë rëndë emocionalisht.
Gjendjen ia kanë rënduar komentet e ndryshme në rrjete sociale, ndaj të cilave ajo ka vendosur të reagojë.
Këngëtarja ka shfryëtzuar rrjetin TikTok për të thënë fjalën e saj.
“Po e kam të vështirë të gjej fjalët dhe të them sa e zemëruar dhe e pikëlluar jam. Ndaleni këtë bullsh*t “qysh po veshni”, “po qitni këngë seksi”, “po dridhni b*thët në klube”. Nuk e keni të drejtët të merrni çka s’është e juaja dhe pikë” – është shprehur ajo mes tjerash.
Në videon të cilën këngëtarja shprehet se nuk e kishte imagjinuar veten që do ta xhirojë ndonjëherë, ajo mes tjerash shprehet se këto janë “çështje shumë serioze” dhe kur sheh disa prej komenteve bëhet “tepër, tepër nervoz”.
https://v16-web-newkey.tiktokcdn.com/ce546c6d3c37ee908d55461f7ba273d1/630e6f3f/video/tos/maliva/tos-maliva-ve-0068c799-us/3bb8a322c7b34874861e7df4d179a259/?a=1988&ch=0&cr=0&dr=0&lr=tiktok_m&cd=0%7C0%7C1%7C0&cv=1&br=1880&bt=940&cs=0&ds=3&ft=lcLrKHpVMyq8ZNRG-he2NNS0yl7Gb&mime_type=video_mp4&qs=0&rc=PGVkPDw3N2dkaGQ1aTloOUBpM2xpdGQ6ZnN5ZjMzZzczNEBhXy8zNl8xXy0xNF4wLy4tYSNqaGY2cjQwMDNgLS1kMS9zcw%3D%3D&l=202208301412160102230232271E03EF75&btag=80000