Sipas spekulimeve, thuhet se artistja është në javët e para të shtatzënisë. Deri më tani nuk ka patur asnjë reagim nga ana e Dafinës lidhur me këto lajme që kanë pushtuar kryeartikujt e mediave rozë ditën e sotme.
Kujtojmë se kjo nuk është hera parë që spekulohet se Dafina është shtatzënë. Në muajin prill në media qarkulloi se këngëtarja ishte në pritje të një djali dhe shkak u bë vet Dafina, e cila përmes një postimi të bërë në Instagram, ku shihej teksa pozonte përpara pasqyrës. Ajo që ka shtuar më shumë dyshimet për një shtatzani të artistes ka qenë mbishkrimi që Zeqiri ka shkruar krah fotografive.
“Mama e ardhshme”, shkruan këngëtarja, duke bërë kështu që fansat të vërshojnë me komente të shumta në postimin e saj. Sipas tyre, ky postim ishte një konfirmim shtatzanie.