Pas lajmeve se Tayna ka prishur marrëdhënien me menaxherin dhe producentin e saj, kjo e fundit ka fshirë nga Instagrami dy këngët e saj dhe producentin Cricket nga lista e ndjekësve.
Një reagim ka ardhur edhe nga Dafina Zeqiri pasi Tayna ‘pushtoi’ mediat orët e fundit. “Kur gënjen, shpif dhe viktimizon veten?
Zbulohen gjërat me kalimin e kohës më shpejt sesa mendojnë ai/ajo/ata. Koha e thotë gjithmonë të vërtetën.
Vëmendja është i vetmi shërim për disa ku e gjejnë ilaçin për të shëruar egon e tyre, paçi fat” ka shkruar Dafina në ‘broadcasting’ e saj në Instagram.