Dua Lipa kishte veshur një palë sytjena dhe një fund të shkurtër të ngjashëm teksa u shfaq të enjten në skenë në vendlindjen e saj në Kosovë – nis shkrimi i revistës prestigjioze ‘DailyMail’.
Këngëtarja, 26-vjeçare, ka vënë në pah barkun e saj të sheshtë dhe këmbët e gjata në ansamblin e mahnitur rozë në festivalin Sunny Hill, që organizohet nga Dua dhe babai i saj, Dukagjini, 53-vjeçar, shkruan DailyMail.
Ajo dukej e mrekullueshme me fustanin dy-pjesësh të markës Valentino që e kombinoi me doreza të njëjta dhe çizme me taka.
Dua u sigurua të bënte një performancë shumë energjike duke prezantuar disa nga këngët e saj më të suksesshme për turmën.
Festivali, i cili filloi në vitin 2018, do të ketë edhe shfaqje nga AJ Tracey dhe Skepta në ditët në vijim.
Në vitet e kaluara janë parë performanca nga Calvin Harris, Miley Cyrus dhe Martin Garrix së bashku me disa muzikantë shqiptarë.
Ngjarja organizohet për të mbledhur para për Fondacionin Sunny Hill, në faqen e internetit të të cilit thuhet: “Ashtu si Dua, ne jemi të frymëzuar nga shoqëria jonë dhe mendojmë se ata që kanë shijuar suksesin duhet t’ua kalojnë mundësinë të tjerëve që të ndjekin hapat e tyre”.