Daku është një “makineri” golash, sulmuesi i Kombëtares tund për herë të pestë rrjetën në Rusi (VIDEO)

Mirlind Daku është padyshim njeriu i momentit te Rubin Kazanin, me sulmuesin e Kombëtares shqiptare që ka tundur sërish rrjetën në kampionatin rus.

Marketing

Në takimin që Rubin Kazan fitoi 2-0 përballë Dynamo Makhachkala, vendasit fituan një penallti në fundin e pjesës së parë, të cilën e mori përsipër 26-vjeçari shqiptar, që e dërgoi në trekëndëshin e portës, e pamundur të kapej nga asnjë portier.

Ky është goli i pestë i Dakut këtë sezon në 6 ndeshje të luajtura dhe i katërti radhazi.    https://twitter.com/i/status/1827041268418961768      https://twitter.com/i/status/1827041809681244500

Marketing