Dalin në shitje biletat Shkupi vs Rangers, ja çmimet

Shkupi tani më është gati për rikthimin e saj në skenën evropiane pas plot 14 viteve, edhe atë duke filluar garat në eliminatoret e Ligës së Evropës.

Marketing

Bardhekaltërit të martën e 17 korrikut me fillim në ora 17:55, do të jenë nikoqirë të skuadrës së madhe Skoceze, Glasgow Rangers, ndërsa shqiptarët sigurisht se nuk do të lënë pa mbështetur klubin me histori të madhe shqiptare, duke u bërë pjesë e kësaj super sfide, ku debutim do të ketë edhe një nga legjendat e futbollit anglez dhe botëror, Steeven Gerard.

Kësaj radhe që të kenë mundësi secili nga ju të pajiset me bileta, kemi arritur akordin që shitja e tyre të fillojë më herët, në shumë pika të shitjes në vendin tonë, por njëkohësisht edhe ata të cilët nuk do të kenë afër pika të shitjes, atë do të mundë ta bëjnë online. Çmimet do të jenë të kapshme për çdo dashamirë të futbollit, duke filluar nga 100 denarë e deri më 1.000 denarë.

Për çdo ndryshim dhe vendosjen e pikave të reja të shitjes do të jeni të njoftuar.

 

Pikat e shitjes:

Çmimet: 100 MKD, 200 MKD, 400 MKD, 500 MKD dhe 1.000 MKD.

AT Atlantik – Shkup

Jugoton QTQ (GTC), Kati i parë Shkup

Salla Universale – Shkup

NT Gogi – Draçevë

Tobako Monako – Tetovë

Agora – Kumanovë

Vona Pet – Gostivar

AT Meridian – Kërçovë

AT Globus Travel – Ohër

Rave Travel – Prishtinë

Cofee Lab – Shtip

AT Bran – Prilep

Kafe Bar Kocept – Strumicë

AT Ana Turs – Manastir

AT Atlantik Turs Kavadar

TA Libero Travel – Koçani

www.mktickets.mk

Marketing