Ministria ruse e mbrojtjes ka publikuar imazhe që tregojnë ekuipazhin e luftanijes Moskva.
Një grup i madh marinarësh shihet në paradë në qytetin port të Krimesë, Sevastopol, ku ata inspektohen nga Komandanti i Përgjithshëm i Marinës Ruse, Admirali Nikolay Yevmenov.
Ministria ruse ka thënë se oficerët dhe ekuipazhi do të “vazhdonin shërbimin e tyre”.
Ajo njoftoi të enjten se Moskva, flamuri i flotës së Detit të Zi, ishte mbytur në det pas një zjarri të shkaktuar nga shpërthimi i municioneve. Ukraina tha se e kishte fundosur anijen me dy raketa Neptun.
Humbja e anijes është përshkruar si një goditje e madhe për moralin rus.
Megjithëse Rusia tha në atë kohë se ekuipazhi ishte dërguar në Sevastopol, kjo është hera e parë që tregohet ndonjë dëshmi e mbijetesës së marinarëve.
Rusia nuk ka raportuar për viktima nga zjarri apo fundosja.