Dalin para gjykate dy kosovarët e akuzuar për spiunazh në BIA

Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, dy kosovarët e akuzuar për spiunazh dhe veprime kundër rendit kushtetues, kanë dalë sot para gjykatës.

Marketing

Ata akuzohen për bashkëpunim me shërbimet e inteligjencës serbe (BIA), duke mbledhur dhe transferuar informacione të ndjeshme në lidhje me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë, duke i akuzuar ata për spiunazh dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas aktakuzës, Shabani dhe Qerimi funksiononin si agjentë të BIA-së, duke mbledhur materiale dhe informacione, të cilat më pas i transferonin nëpërmjet komunikimeve telefonike dhe takimeve fizike në Serbi.

Në dokumentin dyfaqësh të aktakuzës, përmendet se Shabani ofronte informacione të rëndësishme për UÇK-në dhe madje, në një rast, i kërkoi BIA-s të ndërmerrte veprime që mund të shkaktonin konflikte ndëretnike.

Marketing