Dalin të gjithë minatorët që mbetën të bllokuar në minierën e Trepçës

Kanë dalë të gjithë minatorët që mbetën të bllokuar në Trepçë, pas prishjes së liftit që ua mundëson atyre hyrje-daljet nga thellësia e minierës.

Marketing

Klan Kosova ka mësuar se gjendja shëndetësore e tyre është e mirë.

Kujtojmë se në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth 40 minatorë të minierës së Trepçës kishin mbetur të bllokuar në minierë.

Shkak doli të jetë prishja e ashensorit, duke bërë që ata të mbesin në thellësi të minierës.