Dalin të protestojnë për vaksina, e zihen për mikrofonin!

Sot para Qeverisë u organizua protestë kundër vaksinave të coronavirusit, ndërsa ndërmjet protestuesve ka pasur grindje ndërmjet.

Marketing

Kur një protestuese iu afrua mikrofinit dhe u përpoq që të afrohet, personi i cili mbante fjalim në mënyrë agresive e shtiu.

Folësi i parë i cili u paraqit si ish-punonjës në ushtrinë e Maqedoni tha se nuk është i kënaqur me daljen në protestën e sotme duke paralajmëruar protestë më të madhe gjatë ditës së diel.

“Do t’ju them atyre prapa meje dhe atyre në Kuvend, 120 njerëz nuk mund të shkojnë kundër dy milionë. Po luani me popullin me coronavirusin. E shoh se në Maqedoni dhe askund në botë nuk ka coronavirus, kjo është vetëm në media”, tha folësi.

Sipas tij, udhëheqësia e shtetit merr ryshfet dhe gënjen qytetarët se ekziston coronavirusi, ndërsa në fakt ky virus nuk ekziston.