Përzgjedhësi i Kroacisë Zlatko Daliq ka thënë se është i interesuar vetëm në triumfin në Rusia 2018 dhe aspak në spekulimet që e lidhin me drejtimin e ndonjë skuadre të Premierligës.
Kroacia është në finale të Kampionatit Botëror Rusia 2018 ku do të përballet me Francën, në ndeshjen që luhet të dielën në stadiumin Luzhniki të Moskës.
Daliq ka deklaruar se ndjehet i gatshëm për ta drejtuar cilëndo skuadër, por se është i interesuar vetëm në drejtimin e skuadrës që është në finalen e Rusia 2018.
“Unë nuk mund të mendoj njëherë për të ardhmen time sepse mund ta japë një mesazh të keq te disa kroatë derisa ne jemi duke u munduar që të bëhemi skuadra më e mirë në botë”.
“Por ndoshta. Tani duhet të provojmë që të bëjmë diçka të madhe”.
“Kam filluar në një klub të vogël. Ju kam thënë atyre se një emër i madh është i barabartë me një gabim të madh që kushton shumë para”.
“Por unë kam thënë gjithnjë: Ma jepni Barcelonën pse Real Madridin dhe do të fitoj tituj”.
“Ne nuk jemi të respektuar në Evropë, edhe pse trajnerët si Slaven Biliq dhe Niko Kovaq kanë rezultate të mëdha. Unë kam filluar nga fundi dhe në një vit kam qenë trajneri më i mirë në Azi”.