Dalja në Tetovë deri në ora 11 është 9,71 për qind

Komuna e Tetovës ka dalje më të madhe deri në ora 11 në pesë komunat në rajon, ku në rrethin e dytë për 85.577 votuesve deri tani kanë dale 7.893 qytetarë.

Marketing

“Në këto katër orë nga fillimi i votimit, në Komunën e Tetovës kemi dalje prej 9,71 për qind”, informoi Nazmi Dauti, sekretar në KZK Tetovë.

Në Komunën e Bërvenicës deri në ora 11 kanë votuar 9,50 për qind nga 15.732 votues. Në Zhelinë 9,46 për qind nga 23.485 votues kanë votuar deri në ora 11, ndërsa në Tearcë 8,13 për qind nga 22.450 qytetarë me të drejtë vote. Dalje më të vogël në orët e para ka në vendbanimet në Komunën Bogovinjë ku kanë votuar 7,53 nga 23.981 votues.