Dalja nga shteti vetëm me deklaratë të nënshkruar, për të hyrë nevojitet test për Covid-19

Shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut mund të kalojnë vendkalimet kufitare për dalje nga Maqedonia e Veriut vetëm nëse firmosin deklaratë të lëshuar nga Ministria e Brendshme në vendkalim. Me firmosjen e deklaratës, çdo shtetas merr përsipër të mos kërkojë ndihmë nga shteti, në rast të ndonjë problemi jashtë vendit.

Marketing

Gjithsesi, për të hyrë në vendin tonë, çdo shtetas por edhe person i huaj duhet të paraqesë PCR test negativ në Covid-19, jo më të vjetër se 72 orë. Pastaj në vendkalimin kufitar duhet të nënshkruhet “Deklaratë për izolim të detyrueshëm për 14 ditë”. Nëse personi nuk posedon PCR test të vlefshëm , atëherë ai detyrohet të futet në karantinë të detyrueshme shtetërore për 14 ditë.

LAMM informon se trafiku në rrugët shtetërore këtë mëngjes zhvillohet në rrugë të thata, dhe intensiteti i rrugëve jashtë zonave urbane është i moderuar.

Rekomandohet kujdes i shtuar në rrugët nëpër gryka, ku janë të mundshme rrëshqitje të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katlanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçani – Delçevë.