Dancila: Ftesa e NATO-s për Maqedoninë, është e rëndësishme edhe për Rumaninë

Kryeministrat e Maqedonisë dhe të Rumanisë, Zoran Zaev dhe Viorika Dançilla në Qeveri po mbajnë pres konferencë të përbashkët.

Marketing

Kryeministrja e Rumanisë Viorica Dancila, sot ka qëndruar për vizitë zyrtare në Maqedoni, ku ka realizuar takim me krerët shtetëror në vend.

Pas takimit me kryeministrin, Dancila dhe Zaev kanë mbajtur konferencë të përbashkët ku thanë se bashkëpunimi mes Rumanisë dhe Maqedonisë do të vazhdojë edhe në të ardhmen në shumë sfera.

“Në emër të qytetarëve të Maqedonisë, ju falënderoj për mbështetjen tuaj për procesin e eurointegrimeve. Gjithë vendet që na ndihmojnë në këtë proces dhe bashkëpunon me ne,.. Kemi treguar se mund të tejkalojmë gjitha problemet dhe të jemi gjenerator i përparimit të rajonit. Treguam se kur ka dëshirë dhe dije, mund të arrihet dhe ka sukses. Muajt kur Rumania do të udhëheq me BE-në, janë muaj kur ne duhet të përfundojmë reformat dhe të finalizojmë marrëveshjen me Greqinë”, tha mes tjerash Zaev.

Ndërsa kryeministrja e Rumanisë tha se gjatë muajve kur ata do të udhëheqin me Bashkimin Evropian do të ndihmojnë Maqedoninë në rrugën euroatlantike.
“Kemi pasur diskutime për marrëdhëniet dypalëshe, sidomos edhe për rrugën euroatlantike të Maqedonisë. Kemi vendosur që të kemi takime ndërministrore, për të parë mundësitë për bashkëëpunim të mëtejshëm. Jam e bindur se ftesa për në NATO është shumë e rëndësishme edhe për Rumaninë, ndërsa shpresoj se rezultati i referendumit do të jetë pozitiv dhe do ta përmirësojë gjendjen e vendit”, tha mes tjerash Dancila.

Ajo shtoi se në raportin e ardhshëm të Komisionit Evropian shpreson se vendet anëtare të BE-së do të sjellin vendim që Maqedonia të fillojë bisedimet dhe të anëtarësohet në bashkësi.

Marketing