Danela Arsovska promovoi partinë “Alternativa e Re”

Kryebashkiakja e Shkupit, Danela Arsovska, ka promovuar partinë e re politike “Alternativa e Re”. Kryetare e kësaj partie, sic njofton KlanM, do të jetë pikërisht Danela Arsovska.

Marketing

Ajo ka theksuar se pas tri dekadave, prosperiteti në Maqedoni është vetëm një fjalë që përdoret në fushata politike.

“Jam krenare që nuk i takoj këtij establishmenti të korruptuar, kurse nga ana tjetër u takoj atyre që dijnë si t`i rregullojnë gjërat. Qëndroj para jush me “Alternativën e Re” tonën. Politika nuk guxon të jetë burimi i ndasive, por urë bashkimi. Politikanët jetojnë në mirëqenie, të dakorduar për të shpëtuar nga krimi. Mendoj se është mjaft nga kjo dyfytyrësi” – ka deklaruar Arsovska gjatë promovimit të partisë.

Në mesin e mysafirëve nga partitë politike është vërejtur edhe sekretari i përgjithshëm i LSDM-së Mile Zeçeviq.