Danella Arsovska kërkon mbështetje nga këshilltarët për autobusët ekologjikë

Kryetarja e Bashkisë së Shkupit, Danella Arsovska, sot në konferencë për shtyp para fillimit të seancës së 27-të të Këshillit të qytetit kërkoi mbështetje nga këshilltarët për furnizimin e eko-autobusëve të rinj.

Marketing

“Në këtë seancë nga këshilltarët e Këshillit të qytetit kërkojmë mbështetje për furnizimin e eko-autobusëve të rinj që nuk do të kenë emetime për ndotjen e ajrit dhe që do t’i zëvendësojnë autobusët e vjetër të amortizuar që nuk ofrojnë shërbim të kënaqshëm për qytetarët”, theksoi Arsovska.

Ajo theksoi se me furnizimin e këtyre autobusëve do të ketë një përmirësim shtesë në transportin publik përmes uljes së shpenzimeve dhe efektit negativ mbi mjedisin e jetesës.

Reklama
Paralajmëroi se sot para këshilltarëve do të gjendet edhe vendimi për subvencionimin e qytetarëve dhe operatorëve taksi për furnizimin e eko-automjeteve të reja me lëvizje hibride ose elektrike.

“Ky pilot projekt që për herë të parë po zbatohet në Maqedoni dhe me të cilin Bashkia e Shkupit do të subvencionojë 200 mijë denarë për automjet. Ky projekt i Bashkisë së Shkupit është pjesë e premtimeve të programit për Shkupin Modern, ndërsa në këtë fazë po e lansojmë si pilot projekt që zbulon nevojat dhe interesimin e qytetarëve për të”, tha Arsovska.