Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska ka takuar sot ambasadorin e Australisë Filip Anderson, ku temë diskutimi ka qenë bashkëpunimi bilateral mes dy vendeve në disa sfera.
Postimi i plotë:
Sot patëm një takim me Filip Anderson, zëvendës ambasadorin e Australisë për Maqedoni, Serbi dhe Mali i Zi, i cili së bashku me Ian Nelson nga Policia Federale Australiane në ambasadë dhe Zoran Kostovski, konsull nderi i Australisë në Maqedonia, vizitoi Shkupin. Në takim u bisedua për projektet që intensifikojnë bashkëpunimin bilateral ndërmjet dy vendeve, veçanërisht për projektet që realizohen në Shkup në sferën e bashkëpunimit ekonomik, turizmit, kulturës dhe arsimit.