Puna e Prokurorisë Speciale dhe Prokurorisë Publike, gjendja në media dhe partizimi i administratës janë pjesë e temave për të cilat shkruan në Raportin e GREKO-s, kanë të bëjnë me periudhën 2013-2016, sqaron Ana Pavllovska- Daneva, anëtare e Grupit të shteteve kundër korrupsionit në Këshillin e Evropës. Ajo nënvizon se këto vërejtje nga raundi i 4 i vlerësimit të GREKO-s janë të vjetra ndërsa në raundin e 5-të, rekomandimet kanë të bëjnë me pushtetin ekzekutiv- kryeministrin, ministrat, Komisioni Shtetërorë për pengimin e korrupsionit dhe Ministrinë e brendshme.
Të Qeveria duhet të miratojë kodeks të ri etik ose ta ndryshojë atë ekzistues për ministra dhe për persona tjerë të emëruar dhe zgjedhur nga Qeveria, ku Qeveria do parashikojë sanksione për ministrat dhe për të gjithë personat e emëruar të cilët nuk do e respektojnë kodeksin etik. E njëjta vlen edhe për nëpunësit e policisë- deklaroi Ana Pavlova Daneva, anëtare e GREKO-s.
Ajo shprehet se GREKO këmbëngul në trajnime të shpeshta që do t’i zbatonte Komisioni shtetëror për pengimin e korrupsionit, ministrave dhe nëpunësve policorë për veprim etik, por edhe si të pengohet konflikti i interesave. Gjithashtu, kërkohet edhe vendosja e standardeve profesionale për emërimin dhe shkarkimin e drejtorit të Byrosë për siguri publike. Dy ditë më parë, Ministria e Drejtësisë e shpalli raportin e grupit të shteteve kundër korrupsionit. Në 21 rekomandime janë notuar mangësi në fusha të ndryshme që ndikojnë në luftën kundër korrupsionit. Ka mungesë të transparencës së aktiviteteve qeveritare, se sistemi gjyqësor nuk është efikas dhe se prokurorët nuk ndjekin raste të profilit të lartë ose raste të ndjeshme politike, dhe se lufta kundër korrupsionit është e dobët dhe selektive.